Kryetar i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi ka kritikuar mininstrin e Shëndetësisë për çasjën e tij ndaj situatës epidemiologjike.
Bislimi ka thënë se edhe përkundër rritjës së rasteve pozitive me Covid-19, nuk është marrë asnjë fushatë për vaksinim.
Postimi i plotë:
- Kurrfar fushate për vaksinim,
- Kurrfar organizimi të vaksinimit edhe për ata që dëshirojnë të vaksinohen,
- Mbi 500 raste pozitive çdo ditë,
- Vdekje të përditshme nga Covid-19,
- Ngulfatje e sistemit shëndetësor dhe rritje e intensitetit të punës,
- Ndalja e shtesave në paga për punëtorët shëndetësor,
- Mos vazhdimi i kontratave për stafin mbështetës,
- Injorim total dhe shpërfillje absolute ndaj nevojave të stafit shëndetësor etj, etj, etj…
I shokuar me këtë qasje të kësaj qeverie ndaj shëndetësisë dhe misionarëve të saj,
Edhe më i shokuar me qasjen e vet ministrit ndaj kolegëve të tij!