Bislimi mohon se pala kosovare ka refuzuar një takim trepalësh në dialog

Bislimi mohon se pala kosovare ka refuzuar një takim trepalësh në dialog

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka mohuar se pala kosovare ka refuzuar një takim trepalësh në dialog.

Bisilimi thotë se takimi i përbashkët ka pasur për qëllim përgatitjen e takimit të ardhshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai shton se ka dashur të takohet me Petkoviqin, mirëpo, duket se për këtë nuk ka qenë e interesuar pala serbe, e cila më pas ka dalë para mediave, duke theksuar se Bislimi ka refuzuar.

“Kjo do të konfirmohet nga vetë kabineti i Lajçakut”, u tha Bislimi gazetarëve në Bruksel.

Negociatorët kryesorë të Serbisë dhe Kosovës nuk u takuan të martën, megjithë përpjekjet e BE-së vazhdojnë për ta organizuar një takim të përbashkët.

Rreth 11 orë kanë zgjatur bisedimet mes Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles