Bislimi nënshkruan marrëveshjen për projektin “Mbështetje për Proceset e Reformës së Integrimit në BE”

Bislimi nënshkruan marrëveshjen për projektin “Mbështetje për Proceset e Reformës së Integrimit në BE”

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, së bashku me Drejtorin e zyrës së GIZ Kosova, David Oberhuber, dhe Udhëheqësin e Ekipit, Margus Sarapuu, ka nënshkruar sot marrëveshjen për implementimin e projektit “Mbështetje për Proceset e Reformës së Integrimit në BE”.



Ky projekt i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë (në vlerë prej €5 milionë), i zbatuar përmes GIZ-it në Kosovë, dhe me një pjesë bashkëfinancimi nga BE-ja përmes IPA-s, adreson mangësitë në zbatimin e reformave në Kosovë.

Projekti ka për qëllim sigurimin e mbështetjes drejt krijimit të kushteve të nevojshme për të harmonizuar zbatimin e politikave në raport me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, përmirësimin e kushteve për ekzekutimin administrativ në fusha të caktuara, përmirësimin e qasjes në drejtësi për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe përmirësimin e zbatimit të ligjit mjedisor.

Projekti është vazhdimësi e tri fazave të mëhershme të bashkëpunimit teknik nëpërmjet projekteve: “Mbështetje për Proceset e Integrimit Evropian”, “Reforma Ligjore dhe Administrative” dhe “Qeverisja e Mirë Financiare në Kosovë”.

Related Articles