Bislimi për Lajçakun: E ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit, i ka kontribuar ardhjes në këtë pikë ku jemi

Bislimi për Lajçakun: E ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit, i ka kontribuar ardhjes në këtë pikë ku jemi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka goditur Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë se e ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit dhe se i ka kontribuar moszbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

Sipas Bislimit, Lajçak ka qenë personi i parë që ka hequr dorë nga kjo marrëveshje dhe ka kaluar nga marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve në marrëveshje për Asociacion.

“Nuk jemi të interesuar që ajo [marrëveshja] të jetë e vdekur, por të zbatohet. Frika ime është se ka një vetëdijesim në BE që me këtë president serb nuk mund të ketë zbatim të marrëveshjeve, dhe ajo që po bëhet është kontrolli i dëmeve. Kontrolli i dëmit nënkupton që në atë moment kur të konstatohet që marrëveshja ka vdekur, askush të mos drejtojë gishtin nga z. Lajçaku si ndërmjetësus. Ne mendojmë se Lajçak i ka kontribuar shumë ardhjes në kësaj pike ku jemi, të moszbatimit, me faktin se ai e ka lëshuar rolin e tij si ndërmjetësues dhe të merret me vendimmarrje që është shumë e rrezikshme dhe gabueshme. Dhe me faktin që ai me mënyrën se si ka parapa hapat tutje, ka qenë personi i parë që ka heq dorë nga marrëveshja e Brukselit, apo kalimit nga një marrëveshje për normalizimit në një marrëveshje për Asociacion, që është shumë e rrezikshme,”, ka thënë Bislimi në Interaktiv.

Ai ka thënë se Kosova ia ka tërhequr në vazhdimësi vërejtjen atij që të kthehet në rolin e ndërmjetësuesit.

“Ne në vazhdimësi ia kemi tërheq vërejtjen, kthehu te roli yt si ndërmjetësues dhe ndërtoje një plan zbatimi që është plan i balancuar dhe i drejtë, e jo plan që i akomodon kërkesat apo bullizimin e z.Vuçiq”, ka deklaruar Bislimi.

Related Articles