Bislimi publikon dokumente të Asociacionit të propozuar nga serbët: “Kali i Trojës”, përgatitja për ndarje të Kosovës

Bislimi publikon dokumente të Asociacionit të propozuar nga serbët: “Kali i Trojës”, përgatitja për ndarje të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka publikuar disa dokumente të Asociacionit të propozuar nga Beogradi zyrtar, njofton GazetaEnigma.

Bislimi përmes një postimi në Facebook, ka publikuar dokumente nga Akademia e Shkencave dhe e Artit të Serbisë (nga Vasilije Krestiq), ku paraqet qëllimin e vërtetë të Serbisë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Përmes disa pikave Bislimi ka shpjeguar se çka përmban ky dokument. Teksa ka treguar insistimi i Serbisë për AKS-së në Kosovë, ka si prapavijë ndarjen e Republikës së Kosovës.

“Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyen e vërtetë të Serbisë për insistimin e formimit të AKS-së. AKS-ja kurrë nuk ka pasur qëllim t’i integrojë serbët lokal në Kosovë, por të jetë “Kali i Trojës” i Beogradit për ta bërë shtetin jofunksional, duke përgatitur mënyrën për ndarje të Kosovës”, ka shkruar Bislimi./GazetaEnigma/

Postimi i plotë:

Related Articles