Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim, Besnik Bislimi, sot do të marrë pjesë në një takim me përfaqësues nga BE-ja dhe Serbia, për të diskutuar për hapat e radhës të dialogut.
Takimi u konfirmua mbrëmë për RTK-në nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ndërkohë që nuk dihet ende nëse do të ketë një takim trepalësh, pas polemikave të javës së kaluar, ku përfaqësuses nga Kosova dhe Serbia e akuzuan njëri-tjetrin se po refuzojnë takimin trepalësh.
Stano bëri të ditur se fillimisht palët do të zhvillojnë takime të ndara me emisarin special në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e më pas do të tentohet të bëhet një takim trilateral. /Gazeta Enigma