Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Francë.
Ai gjatë qëndrimit njëditor atje, do të takohet me Sekretaren e Shtetit për çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone.
Bislimi do të takohet edhe me diplomatë nga shtetet anëtare dhe deputetë të Parlamentit francez, thuhet në njoftimin e qeverisë