Blair kujton çlirimin e Kosovës: Ne i ndihmuam kosovarët duke ndaluar bombardimet, dhe asnjëherë nuk jam penduar për atë vendim

Blair kujton çlirimin e Kosovës: Ne i ndihmuam kosovarët duke ndaluar bombardimet, dhe asnjëherë nuk jam penduar për atë vendim


Miku i Kosovës, Blair: Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair sot ju drejtua Kuvendit të Kosovës, nga ku tha se ende e ka në kujtes ditën kur u çlirua Kosova nga forcat e armatosura serbe, raporton Gazeta Enigma.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një nder i madh dhe nuk mund të ju falemnderohem mjaftushëm për mirëpritjen që më bëtë. Këtë ditë, 25 vite më parë marrëveshja u arrit për të ndaluar bombardimet në Kosovë, Kosova më në fund ishte e lirë, dhe njërëzit kishin mundësi të jetonin, të besonin përsëri në një të ardhme të lirë në vendin e tyre. Ne i kujtojmë ata që vdiqën, e dhanë jetën e tyre për lirinë e juaj, e kujtojmë sakrificën e tyre dhe i jemi mirënjohës atyre dhe familjarëve të tyre”, tha ai.

Teksa i kujtoi bisedimet midis ndërkombëtarëve e asaj dite ai tha se “Ishin bisedime të gjata në kohë lufte, por më së shumti unë i kujtoj njerëzit, refugjatët që i takova, i dëgjova historitë e tyre zëmërthyese, i pashë fytyrat e tyre, të dëshpruara për ndihmë, duke shpresuar se mund të ju ndihmoja. Dhe ashtu bëmë, ne ju ndihmuam dhe asnjëherë nuk i kam rënë pishman”. / Gazeta Enigma.

Related Articles