Blinera Jaha largohet nga KV Drita, nënshkruan me Fer Voley nga Ferizaji

Blinera Jaha largohet nga KV Drita, nënshkruan me Fer Voley nga Ferizaji

Volejbollistja Blinera Jaha, pasuese e dalluar, është larguar nga kjo skuadër. Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes rrjeteve sociale.

Ajo nuk e ka saktësuar të ardhmen e saj, por mësohet se karrierën do ta vazhdoj te ‘Fer Voley’ nga Ferizaji, skuadër kjo që këtë vit është promovuar në Superligë.

Blinera Jaha, e cila që nga fillet e karrierës së saj ka qenë pjesë e Akademisë së KV Drita, viteve të fundit ka qenë njëra nga lojtaret kyqe dhe të pazëvendësueshme në pozitën e pasueses, si në ekipin e saj, poashtu edhe në reprezentacionin e Kosovës.

Lajmin për kalimin e volejbollistes Jaha te skuadra e promovuar në superligë, Fer Voley, e ka konfirmuar babai i saj, Bekim Jaha, një ish sportist, futbollist i dalluar, i cili ka saktësuar se Blinera ka nënshkruar kontratë njëvjeqare me skuadrën e re.

Related Articles