Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se ai foli me homologun e tij turk, Hakan Fidan për të diskutuar luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit dhe nevojën për ndihmë humanitare në Gaza.
Në një postim në Twitter të dielën, Blinken tha:
“Kam folur me ministrin e Jashtëm turk @HakanFidan për të diskutuar përpjekjet tona për të parandaluar përhapjen e konfliktit të Gazës më tej në rajon, për të siguruar lirimin e pengjeve dhe për të mobilizuar ndihmën humanitare. Ne diskutuam gjithashtu ratifikimin e pranimit të Suedisë në NATO.”
Thirrja e Blinken pason njoftimin e Izraelit të shtunën se po tërhiqte diplomatët e tij për shkak të “deklaratave gjithnjë e më të ashpra” që dolën nga Ankaraja.
Më herët të shtunën, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha gjatë një proteste pro-palestineze se Izraeli është “një pushtues”.