Boiken Abazi ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit në Lëvizjen Vetëvendosje në Shqipëri, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ai ka thënë se nga data 15 shtator kishte paraqitur në zyrën e kryeministrit Albin Kurti dorëheqjen e tij.
E arsyeja e dorëheqjes sipas Abazit është rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit ku Vetëvendosje në Shqipëri nuk mori mbështetjen e parashikuar.
” Në datën 15 shtator unë kam paraqitur dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri, gjë që e kisha diskutuar edhe pas zgjedhjeve në Bordin e Qendrës, për të mbajtur përgjegjësitë e mia për rezultatet në Shqipëri. Kam pritur ta bëj këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Për hapat e radhës në Shqipëri jemi duke i vazhduar diskutimet”, ka shkruar ai.