Borell fton Kurtin e Vuçiqin t’i kthehen dialogut

Borell fton Kurtin e Vuçiqin t’i kthehen dialogut

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka folur në Luksenburg për vështirësitë që ka BE-ja me Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta ‘Enigma’.



Ai ka folur edhe për situatën e krijuar në pikat kufitare Kosovë-Serbi në Mitrovicën veriore.

Borell ka theksuar edhe një herë që pas marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës për ulje të tensioneve, është konfirmuar edhe një herë se dialogu me ndërmjetësim të BE-së është e vetmja rrugë për zgjedhjen e problemeve.

“Kemi pasur situatë të vështirë në kufirin Kosovë – Serbi. Kam folur si me Vuçiqin ashtu edhe me Kurtin. Rastet e fundit dhe marrëveshja (për targat) tregojnë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga e vetme. Unë i ftoj të dy që të kthehen në situatën kur mund të vazhdojnë dialogun”, ka thënë Borell.

Kujtojmë se Borell është deklaruar edhe pas aksionit të fundit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës kundër kontrabandës, ku policia është përballur me protestuesit e dhunshëm serbë.

Ai kishte deklaruar se aksione të tilla nuk duhet të zhvillohen pa koordinim, ndërsa kishte marrë mjaft shumë reagime për deklaratat e tij./Gazeta Enigma/

Related Articles