Kosova dhe Serbia duhet të de-eskalojnë situatën e tensionuar në rajon, tha të hënën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pasi protestuesit serbë në veri të Kosovës bllokuan rrugët kryesore pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, raporton Reuters.
“Unë e di që të dy pjesët janë të gatshme të de-përshkallëzojnë dhe u bëj thirrje ta bëjnë këtë”, tha Borrell teksa mbërriti në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së. “Ata duhet të kthehen në dialog, duhet ta kapërcejnë këtë tendencë për të luftuar në rrugë.
Protestat e fundit u shkaktuan nga arrestimi i një ish-polici policie të shtunën. Ai ishte pjesë e një dorëheqjeje masive të serbëve nga Policia muajin e kaluar, pasi Prishtina tha se do t’u kërkonte serbëve të heqin targat serbe që datojnë para Luftës së Kosovës 1998-99 që çoi në pavarësi.
Për të dytën ditë të dielën, kamionët dhe automjetet e tjera të rënda bllokuan disa rrugë kryesore që çojnë në dy pika kufitare me Serbinë. Të dy vendkalimet ishin të mbyllura për qarkullim.