Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, ka njoftuar se sot do t’i informojë liderët e BE-së për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Këtë, ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Tëitter.
“Dje në Komisionin Evropian ne rikonfirmuam mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe gatishmërinë për të ofruar angazhime të ardhshme të sigurisë”, shkroi ai.
“Sot, një diskutim i rëndësishëm për Kinën dhe sigurinë ekonomike. Do të informoj liderët për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës”, shkroi Borrell.