Të paktën katër shpërthime kanë ndodhur në orët e para të së enjtes në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev. Granatat ruse vranë 8 civilë afër qytetit Kharkiv.
Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për të drejtat e njeriut tha se 227 civilë janë vrarë në pesë ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës.
Sistemi bankar SWIFT ka njoftuar se më 12 mars do të përjashtojë nga rrjeti i tij global shtatë banka ruse, në linjë me sanksionet ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Herson, në jug të Ukrainës, një javë pasi filloi lufta. / Gazeta Enigma.