Mbretëria e Bashkuar ka bërë të ditur se ka ndarë fonde shtesë për t’i ndihmuar njerëzit e pambrojtur brenda Ukrainës dhe ata që tashmë kanë ikur nga lufta.
Shuma që Mbretëria e Bashkuar ka ndarë për ukrainasit janë 45 milionë funte e që do t’u jepet edhe agjencive të Kombëve të Bashkuara që punojnë për të mbështetur ata që janë prekur nga lufta, shkruan Sky News.
Në lidhje me këtë, Sekretarja e Jashtme britaneze, Liz Truss, tha se ndihma e tyre po mbështet ata që janë më të prekur në Ukrainë, veçanërisht gratë dhe fëmijët, që sipas saj, po përballen me rrezik të shtuar të dhunës seksuale. / Gazeta Enigma.