Karen Pierce është emëruar nga Britania e Madhe si e Dërguar për Ballkanin Perëndimor.
Më njoftimin e lëshuar nga institucionet britanike thuhet se diplomates Pierce i është dhënë besimi që të vazhdojë punën për t’u arritur qëllimet e Ballkanit Perëndimor.
“Si një nga diplomatet më me përvojë të Mbretërisë së Bashkuar, Dame Karen Pierce është emëruar e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, e ngarkuar për të çuar përpara objektivat strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në të gjithë rajonin, duke përfshirë përgatitjet për Samitin”, shkruajn në njoftim institucionet britanike.
Pierce më herët ishte në pozitën e ambasadores së SHBA-së. Ajo ka mbajtur pozitën e përfaqësueses se përhershme në Kombet e Bashkuara, dhe është bërë gruaja e parë që është emëruar në atë pozitë.