Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka biseduar sot me kryetarin e OSBE-së dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dhe me atë rast ka theksuar se Serbia sillet me përgjegjësi dhe besueshmëri në dialogun me Prishtinën dhe ritheksoi se Prishtina ende nuk e ka përmbushur marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel dhjetë vjet më parë.
“Brnabiq dhe Osmani theksuan rëndësinë e nismës Ballkani i Hapur dhe përfitimet e saj për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë.
Në takim, Brnabiq ka theksuar se bashkëpunimi i Qeverisë dhe të gjitha institucioneve shtetërore me misionin e OSBE-së në Serbi është shumë i mirë.
Osmani para kësaj organizate prezantoi prioritetet e kryesimit të Maqedonisë së Veriut, konkretisht procesin e pajtimit, luftën kundër korrupsionit dhe sfidat e ndryshimeve klimatike.