Një rast i dhunës psikike ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës, derisa një burrë dyshohet se e ka rrahur bashkëshorten e tij, në shtëpinë e tyre, të dielën në mbrëmje.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre.
Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar atë fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.
Si rezultat i denoncimit, Policia e ka shpallur të dyshuarin në kërkim, ndërsa ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, kurse veprimet tjera do të ndërmerren posa të kapet i njëjti.