Policia ka njoftuar se të shtunën një burrë, për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht gruan e tij shtatzënë, raporton Gazeta “Enigma”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, teksa rasti theksohet se ka ndodhur në spital,
“ Prizren 11.02.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në repartin e gjinekologjisë për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar (në afekt) fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij shtatzënë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.