Ka nisur protesta paqësore në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj, ku po protestohet kundër dhunës dhe vrasjes së grave, raporton Gazeta Enigma.
Gratë protestuese po dënojnë vrasjen e Lirije Qerimajt në Llaushë, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.
Protesta është organizuar nga Organizata jo qeveritare “Gratë Intelektuale të Drenicës”.
Gratë protestuese janë duke bartur pankarta me mbishkrime “Vrasja nuk është virtyt i trimërisë por forma më e ulët e ligështisë”, “Nëse nuk di të duash mos merr jetë”, “Një nënë nuk ka 7 jetë por do ta jepte edhe të vetmen që ka për fëmijët e saj”.
Lirije Qerimaj dyshohet se u vra para dy ditësh nga bashkëshorti i saj në Llaushë të Skenderajt, ajo u vra me armë zjarri.
LEXO EDHE: Vrasja e gruas në Llaushë të Skenderajt, policia jep detaje
Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta. /Gazeta Enigma/.