Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Gjilan është mbajtur i mbyllur në një lokal, ku edhe u ushtrua dhunë ndaj ti nga dy persona, raporton Gazeta Enigma.
Policia ka njoftuar se dy të dyshuarit për rastin janë dërguar në paraburgim.
“Gjilan 08-09.06.2024, 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj tij ishte kryer vepra e lartcekur nga dy të dyshuar të panjohur, ku dyshohet se të njëjtin e kishin mbajtur në një lokal dhe kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Viktima kishte pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti kishte pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Gazeta Enigma.