Buxheti i Gjilanit pritet të miratohet sot

Buxheti i Gjilanit pritet të miratohet sot

Pas muajsh të tërë bllokade, sot pritet që Kuvendi Komunal i Gjilanit të votojë projektbuxhetin për vitin 2025.

Pas një dakordimi mes pushtetit dhe opozitës, pritet që kjo çështje të marrë epilog, duke i dhënë fund situatës së krijuar prej shtatë muajsh.

Seanca e radhës urgjente, e thirrur nga kryetari i komunës, Alban Hyseni, do të mbahet në orën 10:00, me pikën e vetme të rendit të ditës: shqyrtimi dhe miratimi i buxhetit.

Hyseni ka bërë të ditur  në Facebook se, pas diskutimeve në Komitetin për Politikë dhe Financa, është kërkuar anulimi i seancës urgjente të paraparë për orën 16:00, kërkesë e cila është pranuar.

Përfaqësuesit e LDK-së dhe PDK-së kanë reflektuar, duke hapur rrugën për miratimin e buxhetit, që deri tani kishte mbetur pezull.

Related Articles