Cakërrimi i gotave me Haradinajn, Kurti: Mendoj se bëra mirë, aty është shkruar historia

Cakërrimi i gotave me Haradinajn, Kurti: Mendoj se bëra mirë, aty është shkruar historia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përfolur shumë për një dolli që e ka ngritur me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në kullën e familjes së këtij të fundit për Epopenë e Dukagjinit.

Kurti ka thënë se do të ishte gabim po të mos “cakërronte gotat” me të zotin e shtëpisë, Haradinajn.  

“Nëse e ka fjalën për atë dollinë me kryetarin e AAK-së, ajo ishte në 25 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit. Pra ishte një situatë e jashtëzakonshme. E aty zoti Haradinaj, që ka qenë edhe pjesëmarrës në luftë, ishte edhe i zoti i shtëpisë. Unë kam mundur edhe të mos shkoj por mendoj e do të ishte gabim. Nëse kam shkuar, atëherë është gabim nëse nuk cakërroj gotat”, tha ai në Dukagjini.

“Unë mendoj se kam bërë mirë pasi aty është shkruar historia”, shtoi ai.

Related Articles