Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sot ka vizituar valltarët, instrumentistët dhe solistët e ansamblit “Shota”.
Kjo vizitë e tij u realizua gjatë provave të rregullta që kanë këta të fundit.
Çeku përmes një postimi në Facebook ka thënë se valltarët e “Shotës” vazhdojnë të bëjnë punë të madhe me përkushtim, andaj edhe nuk mungojnë sukseset brenda e jashtë vendit.
“Së fundmi, Ansambli SHOTA shtetit tonë i ka sjellë çmimin kryesor nga Festivali ndërkombëtar i folklorit në Zamora të Spanjës”, është shprehur ai. /Gazeta Enigma
Çeku në vizitë te ansambli “Shota”, shprehet i kënaqur me punën e tyre
