Renditja e Federatës së Futbollit të Kosovës, në kategorinë B ka shkaktuar reagim në opinionin sportdashës.
Lidhur me këtë temë ka folur edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku.
Çeku në Rubikon në Klan Kosova ka shpjeguar procesin e kategorizimit.
“Fillimisht federatat i deponojnë dosjet e tyre, domethënë të gjitha aktivitetet në ministri. Themelohet një komision i profesionistëve që e bëjnë vlerësimin e secilit federatë, nga numri i sportistëve, sukseset në garat ndërkombëtare e plot kritere të tjera. Kjo listë publikohet si preliminare dhe menjëherë i dërgohet Komitetit Olimpik të Kosovës. Pra. është faza e dytë. Kërkohet verifikimi i listë nga Komiteti Olimpik. Dhe nëse komiteti dorëzon, vërejtje, komente ato kthehen në ministri “, tha Çeku në Klan Kosova.