Qindra persona po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë të premten mbrëma në Gllogjan të Deçanit.
Para nisjes së ceremonisë së varrimit, moshatarja dhe shoqja e nxënësve të vrarë para të pranishmëve ka lexuar një shkrim prekës për viktimat.
Autobusit të pelegrinëve i këputen frenat dhe përplaset në ndërtesë, 19 të…
Fjalën para të pranishmëve e ka marrë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ndërsa, mbrëmjen e 26 nëntorit, vendi ynë u trondit nga një sulm me armë zjarri që ndodhi në fshatin Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vdekur tre persona kurse një tjetër mbeti i plagosur.
Të vrarë nga ky sulm mbetën shoferi i autobusit dhe dy nxënës nga tetë sa ishin në autobus në momentin e sulmit.
Varrimi i shoferit është bërë në orën 12:00 kursu në orën 14:00 u bë varrimi i vajzës dhe djalit 17-vjeç që u vranë me armë zjarri në autobus teksa po ktheheshin nga shkolla.
Viktimat u varrosen në varrezat e fshatit Gllogjan.