Në Bruksel është duke u zhvilluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ky takim është duke u bërë me ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Një gjë e pazakonte ka ndodhur gjatë takimit Kurti-Borrell.
Megjithëse Borrell e ka një orë të varur në dorën e tij, në tavolinën ku është i pranishëm edhe Kurti, ai i nxjerr edhe dy orë të tjera nga gjepi i tij dhe i vendos aty mbi tryezë.
Ky veprim i Borrellit mund të ketë qenë një mesazh i drejtpërdrejtë dërguar Kurtit.
Kujtojmë se Qeveria Kurti ka marrë një serë kritikash nga bashkësia ndërkombëtare për vendimin që ka paralajmëruar se do të shqiptohen gjoba nga data 22 nëntor për ata që drejtojnë vetura me targa ilegale.