Chelsea e mposht Cityn

Chelsea e mposht Cityn

Chelsea ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1:2 ndaj Manchester Cityt në derbin e javës së 35-të në Premierligë.

Sterling shënoi në minutën e 44-të, kurse tre minuta më vonë Aguero humbi penalltinë duke e provuar stilin “Panenka”, çka i kushtoi në fund ekipit të Cityt.

Ziyech e barazoi rezultatin në minutën e 63-të.

Krejt në fund, Marcos Alonso ia dha tri pikët Chelseat.

Me këtë humbje, City mbetet në kuotën e 80 pikëve, 13 më pak se Manchester Unitedi.

Në anën tjetër, Chelsea ngjitet në vendin e tretë me 64 pikë. 

Related Articles