Mesditën e sotme një çiklist ka vdekur në rrugën Prishtinë-Podujevë, si pasojë e një aksidenti, raporton Gazeta “Enigma”.
Çiklisti dyshohet se u godit nga një kamion në lëvizje.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Si pasojë viktima nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti. /GAZETA ENIGMA/