Çitaku ia rikujton Kurtit importet nga Serbia: Investimet kapitale zero, “ama presioni i naltë”

Çitaku ia rikujton Kurtit importet nga Serbia: Investimet kapitale zero, “ama presioni i naltë”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ia ka rikujtuar Qeverisë Kurti importet që janë rritur nga Serbia. 

Teksa foli për këtë çështje, ajo po ashtu tha se çmimet e produkteve bazë janë dyfishuar.

Megjithatë, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA theksoi se “investimet kapitale janë zero, ama presioni i naltë”, duke nënkuptuar presionin që po i bëhet kryeministrit Kurti nga ndërkombëtarët për dialogun Kosovë-Serbi.

“Rikujtim: Çmimet e produkteve esenciale janë dyfishuar, importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë, investimet kapitale zero, ama presioni i naltë”, shkroi ajo në Facebook. 

Related Articles