Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur patriot dhe diplomat të madh ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA, Ilir Dugollin, raporton Gazeta Enigma.
Dugolli së fundmi u emërua ambasador në misionin kryesor diplomatik jashtë vendit. Çitaku tha se ka punuar me të dhe se mezi pret ta shohë Dugollin në detyrën e tij të re.
“Të gjithë miqtë e mi në Uashington DC, ky është Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA. Në dy dekadat e fundit e kam njohur dhe kam punuar me Ilirin në cilësi të ndryshme. Ai është një patriot dhe diplomat i madh. Mezi pres ta shoh atë të shkëlqejë në detyrën e tij të re”, shkroi Çitaku.