Çitaku viziton Thaçin,Veselin dhe Selimin në Hagë: I gjetëm me disponim të mirë – Plotë besim në drejtësi

Çitaku viziton Thaçin,Veselin dhe Selimin në Hagë: I gjetëm me disponim të mirë – Plotë besim në drejtësi

Nënkryetarja e partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku ka njoftuar se ishte për vizitë në Hagë ku ka takuar disa nga krerët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka thënë se kanë takuar ish presidentin Hashim Thaçi, ish kryetarin e Kuvendin Kadri Veselin dhe ish deputetin e Kuvendit, Rexhep Selimi.

Këtu ajo nuk ka përmendur nëse është takuar edhe me Jakup Krasniqin.

Përveç saj në vizitë kanë qenë edhe dy ish këshilltarët e Thaçi, bekim Çollaku e Artan Behrami.

Çitaku ka shkruar se të gjithë ata ishin në disponimi të mirë dhe besojnë fortë në drejtësi.

Njoftimi i plotë:

Sot bashkë me Bekimin, Artanin e Arlindën e vizituam Presidentin Thaçi. Shkurt takuam edhe Kadriun dhe Rexhën.
Si gjithmonë, i gjetëm me disponim të mirë. Plotë besim në drejtësi.
Beteja të cilën baca Jakup, Thaci, Veseli e Selimi e kanë para vetës është betejë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb.
Por nuk ka dilemë se maskat do të bien, dhe luftëtarët tanë do të kthehen fitimtarë.
Vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm ballafaqohen me sfida të jashtëzakonshme.
Procesi gjygjësor pritet të fillojë së shpejti. Besojmë që e vërteta dhe drejtësia do të ngadhnjejë përpallë shpifjeve dhe inskenimeve.

Related Articles