Çka dihet deri tash për bastisjen në ministrinë e Bujqësisë?

Çka dihet deri tash për bastisjen në ministrinë e Bujqësisë?



Prokuroria Speciale e Kosovës të enjten ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të kryejë veprime hetimore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, raporton Gazeta Enigma. Kjo pasi sipas prokurorisë ka dyshime se zyrtarë publikë të kësaj ministrie kanë kryer vepra penale, raporton Gazeta Enigma.

Nga Prokuroria kanë thënë se dyshimet lidhen me renovimin e objektit që dikur e ka shfrytëzuar partia politike, Aleanca për Ardhmërinë Kosovës, i cili tani është nën menaxhimin e Ministrisë.

Por çka dihet deri më tash?

Prokuroria ka thënë se zyrtarët publikë dyshohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Pak më shumë detaje rreth rastit, ka dhënë zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

“Ju informoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në mbështetje të nenit 83 par. 1 të Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve të ngritura në opinionin publik për veprimet e disa zyrtarëve publik të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja, tani nën menaxhimin e Ministrisë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë, që të kryejë veprime hetimore në mbledhjen dhe sigurimin e provave për sqarimin e rrethanave të çështjes”, theksoi ajo.

Prokuroria Speciale ka përmendur disa “zyrtarë publikë” të cilët dyshohen për tri vepra penale.

“Zyrtarët publik të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dyshohen se me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, nga neni 414, të KPRK-së; “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415, të KPRK-së dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390, të KPRK-së”, ka thënë Kozmaqi. / Gazeta Enigma.

Related Articles