Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Gazeta “Enigma” sjell ngjarjet e ditës së sotme.

09:00 Akademia Diplomatike e Kosovës organizon konferencë akademike, ndërkombëtare, me temën “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”. Merr pjesë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

09:00 Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze (JICA), mbajnë konferencën rajonale përmbyllëse lidhur me “Projektin e zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

09:00 Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencën “Kapitull i ri i dialogut Kosovë-Serbi?”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)Reklamë

10:00 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raporte vjetore të institucioneve të ndryshme ndër to edhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

10:00 Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. Për shkak të gjendjes aktuale me pandemi, në këtë mbledhje do të marrin pjesë vetëm anëtarët e KGjK-së dhe stafi mbështetës. (Objekti i KGjK-së)

10:00 Për Ditën Olimpike, Komiteti i Olimpik i Kosovës organizon vrapimi me fëmijë në stadiumin “Fadil Vokrri”. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

10:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arhim Ajazi dhe drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi bëjnë përurimin e terrenit sportiv në shkollën fillore “Mati Logoreci”. (Shkolla fillore “Mati Logoreci”)

11:00 Promovohet “Doracak për mësimin e Holokaustit”, i përgatitur nga Shoqata e Mësimdhënësve të Historisë së Kosovës në bashkëpunim me organizatën gjermane forumZFD dhe në mbështetje të MAShTI. (Restaurant “Collection”, Prishtinë)

12:00 Bëhet promovimi i librave të autores Mihane Hoxha: “Zërat e kohës sime”, “Policia e Kosovës përmes aktiviteteve edukativo-kulturore” dhe “Ngjyra malli”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)

13:00 Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione viziton Qendrën e Azilit në Magure, Lipjan. Bashkë me anëtarët e e Komisionit parlamentar, do të jenë edhe përfaqësuesit e UNHCR-së në Republikën e Kosovës. (Qendra e Azilit, Magure)

16:00 Për shënimin e Ditës Olimpike, Komiteti i Olimpik i Kosovës organizon aktivitete të ndryshme me fëmijë të klasëve të katërta. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

16:00 Me rastin e shënimit të Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mban tryezën: “Edukimi, gurë-themel i avansimit shoqëror”. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Ngavaci. (Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë)

19:00 Prezantohet instalacionit audiovizuel “Gjama” nga Zgjim Elshani në Sallën Atele. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë)

Related Articles