sh-kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, ka folur sot në Info Magazine, më detajisht për çështjen e kontratave për të cilat PDK sot akuzoi ministrin e Infrastrukturës për tenderomani.
Hoxha ka specifikuar se në përgjithësi njihen dy lloje kontratash, ani se Ligji i Prokurimit parasheh shumë çështje delikate, për të cilat ai dhe dha detaje të tjera.
”Kontratat e hapura dhe ato të kufizuara. E në kontratat e me negocim do të hynë ato të kufizuara”.
”Ligji i Prokurimit parasheh çështje shumë delikate. Ku nuk dihen specifikat e tij, ku nuk dihen vlefshmëria e buxhetit të parasë publike. Ku kemi të bëjmë me të drejtën e autorit, kemi të bëjmë me operatorë ekonomikë që pritet të mos ketë operatorë të tjerë, pra janë specifik, e kështu bëhen kontratat me publikim pas njoftimit të kontratës”.
”Dhe secili operator ekonomik i plotëson kushtet minimale. Por në rast, njëri prej operatorëve ekonomik diskualifikohet dhe nuk plotëson këto kushte minimale, ai në fazën e dytë të vlefshmërisë së ofertave, ai eliminohet”.
”Ndërsa te kontratat pa publikim, të negociuara pa publikim, fjala është tek ato kontrata që duhet të lidhen për shkak të emergjencave të ndryshme. Për rrebeshe, përmbytje, për djegie, Ligji i Prokurimit Publik ka paraparë këto kontrata pa publikim”.
”Një lloj kontrate pa publikim që bëhet. Operatorët nuk e kanë paraparë një punë shtesë. Edhe ajo mund të lejohet në negocim, se nuk kalon më shumë se 10% të vlerës së ndryshme të negociatës”.
”Ligji i Prokurimit Publik, ka disa parime bazë, por do të përmendja se një nga parimet kryesore është transparenca, efikasiteti dhe ruajtja e vlerës për para”./Gazeta Enigma/