Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka “qortuar” deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollin, gjatë seancës së sotme.
Pacolli e mori fjalën e filloi të fliste për disa ndryshime teknike në një projektligj, kur ndërhyri Konjufca.
“Znj. Pacolli, a po e shpjegoni amendamentin apo qysh është puna? Çka je t’u ba?”, i tha Konjufca.
Pas kësaj, edhe Pacolli iu kthye Konjufcës, duke i thënë se do ta kuptonte për çka po flet, nëse do të ishte më i vëmendshëm.
“Jo, z.Kryetar. Sikur ta kishit vëmendjen, do ta kuptonit”, tha Pacolli.
Konjufca vazhdoi të kërkojë sqarime nga Pacolli.
“Jo nëse janë ndryshime që tash për tash po i bëni, apo po i shpjegoni ndryshimet që kanë ndodh tash njana është”, tha Konjufuca.