Clark sot në Kosovë, ish-gjeneralit do t’i ndahet Dekorata “Dr. Ibrahim Rugova”

Clark sot në Kosovë, ish-gjeneralit do t’i ndahet Dekorata “Dr. Ibrahim Rugova”

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, do të vizitojë sot Kosovën.

Clark do të pritet nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili do t’i ndajë ish-gjeneralit Dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova”.

“Kryetari Abdixhiku po ashtu Gjeneralit Clark i ndan Dekoratën dr. Ibrahim Rugova, për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së. /Gazeta Enigma

Related Articles