Çmime të larta të veturave me qera në Kosovë gjatë vizitave të mërgimtarëve

Çmime të larta të veturave me qera në Kosovë gjatë vizitave të mërgimtarëve

Në periudhën e vizitave të mërgimtarëve, kërkesa për veturat sa vijnë e shtohen, rrjedhimisht edhe çmimet e tyre në krahasim me kohët e tjera të vitit dyfishohen, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me pronar të këtyre bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë, të cilët e pohojnë se kërkesat për marrjen e veturave me qera, shtohen në kohën kur mërgimtarët vijnë në Kosovë.  

Demir Kqiku pronar i “Azdeni Rent a Car” për Gazetën “Enigma” ka theksuar se në muajt e verës dhe në dhjetor biznesi ka qarkullim të madh.

“Në muajt e verës, por edhe në fundin e dhjetorit, biznesi ka rritje të madhe dhe nuk kemi vetura të lira, për shkak të ardhjes së mërgimtarëve. Për këtë edhe çmimet rriten, ndodh që një vetur me çmim 25 euro të jepet me qera per 50 euro në ditë”, tha ai.

Ndërsa, Enis Dërmaku i cili punon dhe jeton ne Gjermani ka treguar se çdo herë që vjen në Kosovë, i duhet një veturë, vetëm për ditët që do të qëndrojë në Kosovë.

“Po unë zakonisht në Kosovë vi 3 deri në 4 herë gjatë vitit. Ndodhë që vij edhe me veturën time, por më shumë më përshtatet me marrë me qera këtu”, theksoi ai.

Foto ilustrim

I pyetur rreth çmimeve për këto shërbime, ai shprehet i kënaqur edhe me çmimin edhe me shërbimin.

“Nuk e di, çfarë të them, po nuk më duken çmimet e larta, se mua personalisht më kryn shumë punë, kur e di që e kam në shfrytëzim atë vetur deri sa të i mbaroj pushimet” , ka thënë ai.

“Unë e marrë për 2 javë edhe sjellet e tyre janë shumë të mira. Gjithçka është në rregull edhe me veturë” ka thënë Dërmaku.

Klienti që frekuenton veturat me qera Getiarbër Aruqi me vendbanim në Fushë Kosovë, shprehet i kënaqur me kualitetin e shumicës së veturave që ai i ka përdorur, sa i takon çmimeve thotë se mundohet t;i mirëkuptoj në muajt kur kërkesa rriten ndjeshëm.

“Marr vetura me qera thuajse në çdo kohë të vitit, sepse puna që bëjë ma iponon dhe kryesisht jam i kënaqur. Është normale që gjatë verës çmimet të rriten, por tek unë si klient i rregullt nuk ndjehet shumë pasi që kompanitë që i frekuentoj më bëjnë çmime të arsyeshme edhe në sezona”

Ndryshe në Kosovë viteve të fundit është rritur ndjeshëm biznesi i veturave me qera, dhe klientët mund të zgjedhin opsione të ndryshme të veturave nga ato ekonomike deri tek ato luksoze.

Veturat e vogla dhe ekonomike si Polo, Renault, Citroen e të tjera mund të posedohen prej 20 deri në 25 euro për 24 orë, ndërsa ato luksoze si Golf 7, Audi apo Bmë çmimet e tyre shkojnë nga 40 euro deri ne 70 euro për 24 orë.

Foto ilustrim

Poashtu ka vetura më të mëdha si Jeep ku për një javë fillohet nga 450 euro e mund të keni një prej tyre edhe deri në 1000 euro mvaret nga kualiteti që e dëshironi.

Biznesi i veturave me qera apo Rent, shtetit i sjellë të ardhura të mira vjetore pasi që çdo vetur në punë tatohet prej 9% të çmimit që kompania fiton prej saj brenda 24 orëve, si dhe duke llogaritur edhe punëtorët që angazhohen për ti kryer punët e ndryshme rreth këtyre bizneseve. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles