Çmimi i derivateve në Kosovë ka rënë për 0.70 centë.
Kështu bëri të ditur kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Ai theksoi se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para katër vitesh.
“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Këto çmime i kemi pasur edhe para 4 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.70 cent. Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet dhe te gjithë duhet te reflektojnë në shportën e qytetarit të jetë më e lirë. Çmimet e derivateve janë të larta për standardin e qytetarëve tanë. Po qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmime më të lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore, ajo e ka dizelin më të ulët se ne për arsye se akcizën e ka më të ulët për 0.20 cent”, deklaroi ai për teve1.info
Berjani po ashtu tregoi edhe çmimet në rajon.
“Çmimet në regjion: Kosovë – Dizeli 1.26 €/ lit, Benzina 1.34 €/lit, Shqipëri – Dizel 1.59 €/lit, Benzina 1.60 €/, Serbi – Dizel 1.59 €/Lit, Benzin 1.60 €/lit, Mali Zi – Dizel 1.41 €/lit, Benzina 1.58 €/lit, Bosnja – Dizel 1.30 €/lit, Benzina 1.35 €/lit, Maqedonia Veriore – Dizel 1.17. €/lit, Benzin 1.33 €/lit”, theksoi ai.
Gjatë vitit të kaluar, një litër naftë ka shkuar rreth 1.90 euro/cent.