Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se në Bijelinë të Bosnje e Hercegovinës është arrestuar i dyshuari për transportimin e të dyshuarit për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri, nga Presheva në Loznicë.
I arrestuari mban inicialet Z.R., i moshës 39-vjeç.
“Pasdite në Bijelinë, në bashkëpunim me Policinë e Republika Sërpskas, është arrestuar Z.R. (39), për të cilin dyshohet se e ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva në Loznicë”, ka deklarauar Daçiq.