Daja: Ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë, por kemi avantazhin e një goli

Daja: Ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë, por kemi avantazhin e një goli

Kampioni i Superligës së Kosovës, FC Ballkani, shënoi fitore me rezultat të ngushtë 3-2 në ndeshjen e parë si vendas kundër Klaskvik, e vlefshme kjo për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.



golat te Ballkani i shënuan Nazmi Gripshi, Meriton Korenica dhe Alabion Rrahmani, kurse te Klaskvik realizatori i dy golave ishte Pall Klettskard.

Pas ndeshjes, për mediat foli trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i cili u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe mos të harrojmë që kemi shënuar tre gola. Jam i kënaqur me atë që skuadra ime ofroi, mendoj që duhet të ishim pak më të përqendruar në ndërhyrjet e palejueshme”.

“E kuptojmë që do të jetë vështirë në ndeshjen kthyese, por ne shkojmë me avantazhin e një goli”.

“Ajo që na gëzon deri më tash është fakti se kemi qenë superior ndaj çdo kundërshtari”, ka thënë Daja.

Ndeshjen e kthimit kundër Klaskvik skuadra e Ballkanit do ta zhvillojë më datën 11 të këtij muaji në stadiumin “Injector Arena”.

Related Articles