Daja pas eliminimit nga Liga e Konferences: Jemi krenar, po na krahasojnë me ekipe shumë të mëdha, s’më vjen keq për asgjë

Daja pas eliminimit nga Liga e Konferences: Jemi krenar, po na krahasojnë me ekipe shumë të mëdha, s’më vjen keq për asgjë

Skuadra e Ballkanit ka pësuar humbje nga Dinamo Zagreb në ‘Maksimir’ me rezultatin e thellë 3-0.

Peric njëherë dhe Petkovic dy herë realizuan golat për Dinamo Zagrebin.

Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja theksoi se skuadra e tij ka rritur pritshmëritë dhe po krahasohet me ekipe të mëdha.

“Nuk më vjen keq, sepse kemi rritur pritshmëritë, kur luan dy herë në fazat e grupeve, na vjen mirë, se na krahasonin me ekipe të forta si Plzen e Dinamo Zagreb, që në shumë drejtime janë më lartë se ne. Kemi bërë punë të jashtëzakonshme, kemi rritur pritshmëritë dhe jemi përballur me gjigant të rajonit, ndaj të cilëve kanë humbur ekipe shumë të mëdha”, tha Daja për Art Sport.

“Nëse bëjmë analizë të ftohtë, do të thoja që sot mund të ketë qenë ndeshja e 30’të në kampionatin e Kosovës dhe Europë. Kemi rreth 15 javë në kampionat dhe një ndeshje në Kupë dhe 14 lojë në Europë, nga korriku deri në tetor, kemi bërë një sezon të tërë. Jam shumë i bindur që kur ke përballë ekipe me kontigjent shumë më shumë lojtarë, kanë rikuperim më të mirë. Sot na bënte punë veç fitorja, pësuam në minutën e 70’të, sigurisht ndikoi në anën psikologjike, dhe pësuam rënie. Është normale, sepse kundërshtarët janë  më lartë se ne”, përfundoi ai.

Related Articles