Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin e mbrëmshëm në Klinë, ku humbi jetën një person dhe u lënduan dy të tjerë.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, ku të involvuara ishin dy vetura dhe një autobus.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident”, thuhet në njoftim.
“Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkake të natyrës së lëndimeve është dërguar për SHSKUK në Prishtinë”, thuhet në tutje në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë:
Me datë 27 shtator 2021, rreth orës 21:00, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një autobus të gjithë me targa vendore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident.
Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkake të natyrës së lëndimeve është dërguar për SHSKUK në Prishtinë .
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e NJRKRR DRP Pejë.