Pronari i shtëpisë, Dritan Kuçaj 48 vjeç dhe Nexhmi Xhili 49 vjeç mbajtën peng për rreth 45 minuta, 4 pushues nga Kosova me pretendimin se nuk kishin paguar për shtëpinë ku kishin vajtur me pushime.
Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 3 të Durrësit dhe u denoncua nga vetë pushuesit kosovarë.
Dy personat e arrestuar mbajtën peng katër turistët në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar, duke pretenduar se nuk kishin paguar për ditët e qëndrimit