Prokuroria Speciale sot ka nisur një operacion masiv kundër dallavereve në sektorin e derivateve të naftës.
Aksioni që përfshirë bastisjen e më shumë se 40 lokacione në mbarë Kosovën, ka filluar pas hetimit disamujor mbi dyshimet për një skemë të organizuar kriminale.
Aksioni është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
Megjithatë, ajo nuk ka dhënë shumë detaje.
“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë”, është shprehur Luta për Zeri.info.
Kurse, portali Indeksonline ka raportuar se hetimet lidhen me dyshimet për pastrim parash, shmangie të pagesës së tatimeve dhe doganave, si dhe transaksione fiktive në sektorin e derivateve të naftës.
Sipas burimeve të këtij portali, ekzistojnë dyshime për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria dyshohet se kanë importuar ujë në vend të derivateve të naftës, duke përdorur kompani fiktive dhe kompani aktive në Kosovë për të realizuar skemën.
