Dallku: Dukagjini luan gjithmonë për rezultat maksimal

Dallku: Dukagjini luan gjithmonë për rezultat maksimal

Trajner i Dukagjinit, Armend Dallku, ka thënë pas disfatës nga Drita 1:0 të shtunën në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll se ndryshimet në skuadër duan kohë.

Ai ka shtuar tutje se Dukagjini, pavarësisht se me kë luan, do ta kërkojë gjithmonë rezultatin maksimal.

“Në pjesën e parë nuk mundëm të dilnim në lojën tonë. Rregulluam më shumë në pjesën e dytë sepse kishim telashe në mesfushë. Lojtarët kundërshtarë na shkaktuan probleme në disa momente, ndërsa pranuam gol që nuk duhet pranuar. Po shihet që ndryshimet janë evidente. Ne çdoherë në stërvitje tentojmë të përmirësojmë diçka, por ndryshimet duan kohë. Në çdo lojë, Dukagjini luan për rezultat maksimal, pavarësisht kundërshtarit. Shpresojmë që të këndellemi sa më shpejtë e të mos e kemi ngërçin e rezultateve. Edhe fusha na e bëri më të vështirë për shkak të shiut të madh”, ka thënë Dallku.

Related Articles