Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor në rastin e vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaj pritet që sot të dal para gjykatës.
Klankosova.tv ka kontaktuar me avokatin e tij Admir Salihu.
Salihu tha që sot mund të ndodh që ai të paraqitet para trupit gjykues.
“Atij i është caktuar dje masa e paraburgimit prej 48 orë, por s’besoj që e lënë deri nesër. Ai sot mund të paraqitet para gjykatës. Por, ende nuk kam ndonjë informacion”.
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Zyrtarja për informim Albënora Bekteshi-Hoti, tha se nuk ka akoma një kërkesë nga ana e prokurorisë.
“Ende nuk kemi ndonjë kërkesë të paraqitur nga ana e prokurorisë. Në momentin që do të kemi do të ju njoftojmë”.