Alban Hyseni, kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, nga radhët e Vetëvendosjës, i shoqëruar nga ministri Xhelal Sveçla, ka takuar banorët e lagjes “Dardania”.
Së bashku me Sveçlën dhe banorët e kësaj lagjeje, biseduan për nevojat që ata kanë.
Komunikata e plotë:
Bashkë me ministrin Sveçla diskutuam me banorët e lagjes Dardania i për nevojën që kjo lagje ka për hapësira rekreative e trajtimin e mbeturinave. Tutje ndamë me ta programin tonë për hapësira rekreative, më saktësisht planin tonë për krijimin e “Xhepave të gjelbër” nëpër lagjet e qytetit, si dhe krijimin e mini parqeve gjelbëruese e hapësirave për lojëra të fëmijëve brenda blloqeve të ndërtesave.
Numri 144 është për çdo lagje.
Lëvizja Vetëvendosje-Gjilan
Hapësirë e sponsorizuar