De Buryne i tha Guardiolës ta mbyllte gojën, pasi trajneri spanjoll i kërkoi që të pasonte – VIDEO

De Buryne i tha Guardiolës ta mbyllte gojën, pasi trajneri spanjoll i kërkoi që të pasonte – VIDEO

Përplasja e yllit të Manchester City, Kevin De Bruyne dhe Pep Guardiola në mes të ndeshjes është parë nga një kënd tjetër falë pamjeve të reja.

Tani, në rrjetet sociale është shfaqur një pamje nga afër mes dyshes, e filmuar nga një tifoz në tribuna. Videoja tregon belgun duke vrapuar në gjysmën e Real Madridit me top dhe Guardiola dëgjohet duke i bërtitur. De Bruyne më pas e humbi kontrollin dhe në vend që të luftonte për ta fituar topin, ai nisi të fjaloset me Guardiolan, duke i thënë “mbylle gojën”.

Megjithatë, ky ishte vetëm nje moment paniku në lojë sepse më vonë, dyshja u përqafuan pasi De Bruyne u zëvendësua nga Phil Foden.

Related Articles